
Largimi i mundshëm i Xavi Hernandez nga Barcelona në fundin e sezonit, pritet të pasohet edhe me disa lojtarë.
Flitet se sulmuesi Ferran Torres mund të bëjë gati valixhet dhe nga kjo histori ka menduar të përfitojë Interi.
Zikaltërit kanë ndezur motorrët për spanjollin, i cili konsiderohet një opsion nga Simone Inzaghi për të ardhmen.
Shumë shpejt pritet të nisin kontaktet ndërmjet drejtuesve të ‘’ Los Cules ‘’ dhe atyre të ish fituesve të Scudettos, të cilët mund të ofrojnë afërsisht 30 milionë euro për golashënuesin 23 vjeçar.
Ishi i Valencias mund të jetë një ndër shitjet e Barcelonës gjatë verës, i cili vleresohet nga traineri italian, pretendimi i të cilit është fitimi i titujve me Interin.
Seria A mund të jetë eksperienca e tretë, pas asaj në Premier League dhe La Liga, për një lojtar cilësor, pjesë kyçe edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.



