Mbrojtësi i Dinamo City, Jocelin Behiratche, foli për mediat, në prag të sfidës me Skënderbeun.
Lojtari deklaroi se në ekip është rikthyer atmosfera pozitive pas barazimit në derbi dhe duhet të vazhdohet kështu.
Atmosfera pas derbit është pozitive. Për këtë kishim nevojë. Tani kemi më shumë besim. Ai barazim, mendoj se na ka hapur rrugën dhe duhet të jemi të zotët të vazhdojmë në këtë rrugë.
Ndeshja me Skënderbeun është e rëndësishme për skuadrën dhe për mua. Është një ndeshje që duhet përballuar si gjithë të tjerët.



