
Pavarësisht se Manchester United shpenzoi 95 milionë euro në merkaton e kaluar verore për Antony-n , ky i fundit ka treguar në sezonin aktual se është shumë larg eksperiencës me Ajaxin.
23 vjeçari nuk e ka justifikuar investimin e ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe paraqitje të tilla tek një skuadër e këtij niveli janë të pafalshme.
Tanimë anglezët kanë filluar ti kërkojnë destinacion brazilianit, i cili deri më tani numëron 45 ndeshje , 10 gola dhe 5 asiste, të shoqëruara me një rendiment të vakët në fushën e lojës.
Pa dyshim , nëse do të lërë ‘’ Old Traffordin ‘’ transferimi i Antony-t do të konsiderohej ndër më të bujshmit e merkatos së verës por duhet shtuar se 20 herë kampionët e Premier Leagues do ta kenë praktikisht të pamundur të rikuperojnë investimin e bërë.
Manchester United qartësisht ka humbur terren në sezonet e fundit duke u distancuar nga titujt dhe në vijuesin objektivi kryesor do të jetë rikthimi në skuadrën e disa viteve më përpara , e cila bënte ligjin në Angli dhe më gjerë .



