Barazim dhe kualifikim mes Francës dhe Danimarkës, Peruja e mbyll Botërorin me fitore (VIDEO)

Barazim dhe kualifikim mes Francës dhe Danimarkës, Peruja e mbyll Botërorin me fitore (VIDEO)

Franca dhe Danimarka janë dy skuadrat e radhës që kanë siguaruar kalimin për në fazën e 1/8 të Kampionatit Botëror.

Të dyja ekipet zhvilluan sot duelin e tyre të fundit në Grupin C që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, por që u vlejti të dyja ekipeve për të kaluar në fazën tjetër: Franca që kualifikohet si kryesuese e Grupit me shtatë pikë të grumbulluara, ndërsa Danimarka u rendit e dyta me 5 pikë.

90 minutat e zhvilluara në “Fisht Olympic Stadium” mes këtyre dy ekipeve nuk dhuruan shumë emocione dhe rastet për shënim ishin të pakta, pasi që të dyja ekipet u munduan për të mos pësuar gol dhe qarkulluar më së shumti topin.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Australisë dhe Perusë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të perujanëve.

Një rezultat surprizë sepse Australia ishte favorite për të marrë tre pikët, pasi kishte shanse për të shpresuar tek kualifikimi.

Megjithatë, Peruja zhvilloi një 90 minutësh mjaft të mirë duke e mbylli me fitore këtë kampionat botëror.

Golat e fitores për Perunë u shënuan nga ana e Carrillos në minutën 18-të të pjesës së parë dhe Guerreros në minutën e 50-të të pjesës së sytë.

Më poshtë golat e takmit Australi-Peru.

Goli i shënuar nga Carrillo

Goli i shënuar nga Guerrero

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy