Matty Cash, prioritet për Atleticon

Matty Cash, prioritet për Atleticon

 Largimi i Kieran Trippier tek Newcastle United prej kohësh i ka dhënë një leksion të rëndësishëm Cholo Simeones i cili po mundohet të afrojë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ zëvëndësuesin ideal edhe pse në këtë pozicion ka munduar të përshtasë Daniel Wass. 

Opsionet e Andrea Bertas janë disa por  së fundmi ka fituar rëndësi ai i Matty Cash që mbron ngjyrat e Aston Villas .

Gjatë shumë sezoneve  Atletico Madridi është shquar si një ndër mbrojtjet më të forta të Europës dhe sipas  ‘ Daily Mail ‘ traineri argjentinas  e vlerëson shumë kontributin e anglezit tek londinezët dhe s’mendon të dorëhiqet deri në transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Problematikat janë kuptuar tashmë dhe kampionët e La Ligas duhet të veprojnë me shpejtësi për të mos humbur më kohë drejt të ardhmes sepse konkurrenca në çdo kompeticion gjithmonë vjen duke u ashpërsuar , sinjal alarmi ky sidomos për ekipet që duan të vijojnë lënien e gjurmëve në turnetë pjesëmarrës .

S’përjashtohet mundësia e shtimit të pretendentëve gjatë kohës sepse Matty Cash e ka dëshmuar se është një futbollist shumë cilesor por gjithashtu  duhet theksuar edhe këmbngulja e Atleticos sepse me Diego Simeonen në stol , diçka e tillë është mëse normale .

27 sfidat me ‘’ Luanët ‘’ kanë rezultuar bindëse në sytë e ishi-t të River Plates dhe e kanë kënaqur ish kapitenin e Livepoolit njëkohësisht legjendën e ‘’ The Redsave ‘’, Steven Gerrard .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy