
Pas pauzës së kombëtareve, ditën e sotme rikthehet Abissnet Superiore.
Sfida që ngre siparin e javës së 27-të, është ajo mes Kukësit dhe Tiranës, e cila do të luhet në stadiumin e Egnatias, duke filluar nga ora 13:45.
Një përballje interesante, e cila premton spektakël, për shkak të rivalitetit dhe lojës së hapur që bëjnë të dyja ekipet.
3 orë më vonë, në “Elbasan Arena”, luhet një finale mbijetese, siç është ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias. Kryeqytetasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shkurtuar diferencën, ndërsa në krahun tjetër rrogozhinasit do të ishin të lumtur edhe me një barazim.
E diela rezervon vetëm një përballje, atë mes Teutës dhe Skënderbeut, takim që do të zhvillohet në “Niko Dovana” të Durrësit në 16:45.
Të hënën do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit për këtë javë, Partizani-Laçi dhe Vllaznia-Kastrioti, në orën 17:45.



