
Ylli i Palmeirasit Endrick Felipe vijon të jetë një ndër lojtarët më premtues të së ardhmes dhe shumë shpejt të mëdhenjtë e kontinentit të vjetër i kanë trokitur në derë brazilianëve .
Pavarësisht se mban vetëm 16 vite mbi supe, kryeqytetasi pretendohet me ngulm nga Barcelona , drejtuesit e të cilës tashmë kanë hartuar një plan për ti bindur gjigandët e Brasileiraos.
‘’ Los Cules ‘’ janë në dijeni se vlera e kartonit të Endrick Felipes sipas portalit të specializuar ‘ Transfermarkt ‘ arrin 45 milionë eurot dhe spanjollët fillimisht pretendojnë akordin me Palmeiras gjatë verës së 2023-shit dhe më pas ti japin mundësinë të vijojë me zhvillimin tek brazilianët me formulën e huazimit deri në 2024-tën, atëherë kur do të ketë 18 vite mbi supe.
Strategjia e Barcelonës në plan të parë konsiderohet e qëlluar sepse siç dihet futbolli në Europë është shumë kompetitiv dhe Endrick Felipes i duhet ende kohë për tu perfeksionuar pavarësisht se konsiderohet një ndër talentët më të mëdhenjë të Brazilit.
Potenciali i sulmuesit nuk ka kaluar pa marrë vëmëndjen e të tjerë ekipeve por si duket ‘’ Blaugranët ‘’ janë më afër arritjes së këtij akordi edhe pse gjatë merkatos nuk përjashtohen surprizat .



