
Serie A braziliane ka qenë e luftuar deri na javën e fundit! Pas Atletico Mineiro, që ishte shpallur kampion 3 javë para fundit, e gjithë vëmendja ishte përqendruar te lufta për mbijetesë, aty ku ishin disa skuadra në garë.
Gremios nuk i ka mjaftuar fitorja 4-3 ndaj kampionëve të Atletico Mineiro, pasi nuk e kanë evituar dot rënien nga kategoria. Skuadra nga Porto Alegre, mund të siguronte mbijetesën, me kombinim rezultatesh.
Gremios që e mbylli kampionatin me 43 pikë, i duhej fitorja me çdo kusht, për të shpresuar më pas te humbja e Bahias dhe Juventude. Pikërisht këta të fundit ia dolën të fitojnë 1-0 ndaj Corinthias, duke shkuar në kuotën e 46 pikëve për të siguruar kështu mbijetesën dhe duke e dërguar Gremion në Serie B.
Ndonëse në gjirin e saj, Gremnio kishte lojtarë të njohur si Douglas Costa apo edhe ish-futbollistin e Bayern Munich Rafinha, nuk ia doli të qëndrojë dot mes më të mirëve. Kjo ishte rënia e tretë në histori për skuadrën trikolor pas atyre të viteve 1991 dhe 2004. Vlen të theksohet se 4 vite më parë, Gremio fitoi Copa Libertadores.



