Kontratë 3-vjeçare, ish-sulmuesi i Skënderbeut transferohet në Serbi

Kontratë 3-vjeçare, ish-sulmuesi i Skënderbeut transferohet në Serbi

Peter Olayinka, ka qenë një nga lojtarët e huaj më të mirë, që ka luajtur në Shqipëri, teksa ka qenë pjesë e Bylisit dhe Skënderbeut. Sulmuesi nigerian shkëlqeu me korçarët, teksa u shit nga këta të fundit në vitin 2017, për 1.1 milion euro, ndërsa ruajtën edhe një përqindje në kartonin e tij, në rast rishitje. Tashmë Olayinka do të vazhdojë karrierën në Serbi. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë për tre sezone me skuadrën e Crvena Zvezda. Olayinka ishte pjesë e Slavias së Pragës në pesë sezonet e fundit, skuadër me të cilën fitoi tre herë titullin kampion dhe po kaq herë Kupën e Çekisë. Sulmuesi fitoi titullin kampion me Skënderbeun në vitin 2016 dhe 2017, teksa me Bylisin mbërriti në finalen e Kupës së Shqipërisë në vitin 2013.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy