Manchester United avancon për  Declan Rice

Manchester United avancon për Declan Rice

Pas  interesit për Jadon Sanchon dhe Erling Haaland , Manchester United i është rikthyer një tjetër piste .  Mesfushori i West Ham United Declan Rice ka zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend me londinezët dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’  janë duke përshpejtuar në lidhje me  këtë çështje .  Ole Gunnar Solskjaer e ka përgatitur terrenin për 22 vjeçarin dhe mendon të formojë tridentin me  Bruno Fernandez dhe Paul Pogba.  Sezoni i ka dhënë shansin ‘’ The Hammersave ‘’ për të marrë pjesë në Uefa Europa League  , fakt që automatikisht e ka rritur vlerën e kartonit të lojtarëve më të shquar të skocezit David Moyes . 

Declan Rice  ka ditur të adaptohet  në shumë pozicione dhe do ti krijonte shumë variante Manchester United  .   Operacioni vlerësohet me 50 milionë euro por anglezët pretendojnë reduktimin e tij me përfshirjen e Jesse Lingard  .  Kontributi i deritanishëm e ka pozicionuar si një prej risive të Premier Leagues  dhe parashikohet se do të largohet nga Londra  në merkaton e verës.  Figura e Manchester United është një motiv i veçantë për këtë lojtar për ta ndërtuar të ardhmen ndryshe  . 

Declan Rice ka demostruar se  është  shumë kompetitiv dhe  me interesin e Manchester United fati i ka trokitur në derë britanikut .

33 takimet me West Ham United i kanë shërbyer si trampolinë për tu afruar me  ‘’ Old Trafford  ‘’  , hap që do të theksojë plotësimin e ëndërrës për  kryeqytetasin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy