Newcastle këmbngul për Trippier

Newcastle këmbngul për Trippier

 Me marrjen e drejtimit të Newcastle United , sheikët arabë i kanë qëndruar çdo ditë besnikë idesë se shëndërrimit të anglezëve në një superfuqi në futboll shumë shpejt.  Objektivi kryesor i bardhezinjve është shpëtimi i sezonit sepse  pas 16 javësh renditen  të parafundit dhe merkatoja e janarit do të jetë një finale për të ardhmen e kësaj skuadre.

Problemet në mbrojtje e kanë shtuar bindjen se ndërhyrja në këtë repart duhet të jetë e padiskutueshme  dhe i preferuari i Eddie Howe për krahun e djathtë mbetet Kieran Trippier .  

Prej shumë kohësh flitet se anglezi mund të bëjë gati valixhet për rikthimin në Premier League , kampionat që i dha shansin të njihej botërisht  dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , sheiku Yasir Al Rumayyan ka hapur thesin duke  ofruar 35 milionë euro për 31 vjeçarin.  Ky operacion do të favorizonte Atletico Madridin sepse shpenzoi 22 milionë euro në 2019- tën për Kieran Trippier .

E rëndësishmja në këtë histori është se Diego Simeone e ka vlerësuar interesin e Newcastle United për britanikun duke deklaruar  se nuk do të pengojë  largimin e ishi-t të Tottenhamit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’  pavarësisht se në këto dy vite ka spikatur  duke i ndihmuar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në prapavijë dhe ofensivën me inkursionet e vazhdueshme  .

83 ndeshje dhe 11 asiste janë përmbledhja  e eksperiencës  në Madrid e cila rrezikon vijimësine për faktin se për Kieran Trippier pas dere është edhe Manchester United . Newcastle United është një hap me përpara ‘’ The Red Devilsave ‘’ në lidhje me aspektin ekonomik , ndërsa në atë sportiv është shumë e distancuar edhe me skuadrat e tjera . 

Premier League dhe sidomos të qënit pjesë e ‘’ Las Urracas ‘’ mund të  rezultojë një arsye bindëse për anësorin nga Bury për të zgjedhur ‘’ St  James Parkun ‘’ si shtëpinë e re , aty ku komoditetet s’kanë nevojë për koment .   

Sezoni po vijon siç duhet për nxënësin e   ‘’ El Cholos ‘’ sepse ka ditur të jetë shumë kompetitiv  dhe e ka shpërblyer besimin e argjentinasit me 15 ndeshje të një niveli për tu duartrokitur .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy