
Liga Profesioniste në Francë, ka vendosur që ndeshja Nice-Marseille të riluhet më 27 tetor, duke filluar nga ora 21:00.
Ndeshja e 22 gushtit mes këtyre dy ekipeve u ndërpre në minutën e 74-t, për shkak të futjes së tifozëve të Nice në fushë. Madje këta të fundit u dënuan edhe me zbritjen e 1 pike në renditje, për incidentet e ndodhura.
Pasi u vendos që ndeshja të riluhet në një stadium neutral, tashmë ka edhe një datë se kur sfida do të zhvillohet.
Është vendosur që ndeshja të riluhet më 27 tetor, por ende nuk është përcaktuar stadiumi.



