
Aventura e Robert Lewandowskit tek Bayern Munchen mund të konsiderohet drejt fundit për faktin se kohët e fundit polaku ka marrë shumë oferta dhe nuk ka dhënë sinjale për qëndrimin në "Allianz Arena".
Bavarezët kanë marrë shumë shpejt vendimin për hyrjen në merkato, gjatë të cilës do të luftohet ashpër për transferimin e lojtarëve cilësore.
Timo Werner dhe Dusan Vlahoviç prej kohësh janë vënë në radarët e gjigantëve të Bundesligës, për arsye të eksperiencave shpresëdhënëse respektivisht me Chelsean dhe Fiorentinën. Polaku mbetet ëndrra e Florentino Perezit dhe kur çdo lojtar elite pretendohet nga Real Madridi, sigurisht e mendon dy herë sepse është një ndër klubet më të dëshiruara dhe historia e vërteton një gjë të tillë.
"Lewa" është një bomber absolut dhe me Bayern Munchen ka shkruar historinë e cila vijon të njëjtën rrugë edhe në sezonin aktual , me 30 gola dhe 3 asiste në 25 ndeshje.
Në rastin e serbit Fiorentina është treguar shumë transparente që në krye të herës duke përcaktuar 70 milionë euro për largimin e golashënuesit nga ‘’ Artemio Franchi ‘’ , ndërsa nga krahu tjetër gjermani kushton më pak dhe mund ti shërbeje Bayern Munchen për të përforcuar ofensivën me një sulmues shumë produktiv i cili ishte pjesë e suksesit historik të Chelseat me fitimin e Champions Leagues për të dytën herë.
Duhet pritur pasi merkatoja deri në fund sigurisht do të ketë shumë surpriza por një gjë është e sigurtë se nëse lojtari nga Varshava do ti japë lamtumirën Mynihut kandidatët për mbushjen e boshllëkut janë tepër potentë.



