Silvinjo: Po përgatitemi për Italinë, Asani do të luajë sërish titullar

Silvinjo: Po përgatitemi për Italinë, Asani do të luajë sërish titullar

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të miqësores me Azerbajxhanin.

Silvinjo deklaroi se skuadra po përgatitet për ndeshjen me Italinë në Europian, për të cilën tha se do të jetë shumë e vështirë.

Ne po përgatitemi për ndeshjen me Italinë, por nuk mund të them si do të jetë skuadra, kush do të jetë Shqipëria në atë ndeshje. Kemi edhe pak ditë kohë deri në ndeshjen me Italinë dhe mbetet për t’u parë si do të vijnë gjërat deri në atë moment. E rëndësishme është që në ndeshjen me Azerbajxhanin t’u japim mundësinë lojtarëve, sidomos atyre që nuk kanë luajtur shumë minuta, të provojmë sa më shumë gjëra të reja. Është një proces shumë dinamik, shumë i shpejtë për Kombëtaren.

Italia është skuadra kampione në fuqi e Europës. Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë. Po përgatitemi të përballemi si duhet me Italinë, një nga ekipet më të forta në Europë dhe botë, ashtu sikurse Kroacia dhe Spanja që janë në grupin tonë. Është një grup shumë i fortë, shumë i bukur për Shqipërinë, për të gjithë ne, stafin, lojtarët. E rëndësishme është që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në finalet e një turneu të madh si Europiani, të provojmë të bëjmë më të mirën në turne. Pas ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin do kemi mundësinë të vlerësojmë dhe të bëjmë analizat tona për t’u përballur sa më mirë me Italinë në sfidën e parë. Normalisht e kam parë edhe miqësoren mes Italisë dhe Turqisë.

Drupal Ad

 

 

 

 

Silvinjo foli edhe për krahun e djathtë të sulmit, ku deklaroi se Asani do të luajë sërish nga minuta e parë, në mënyrë që të kapë formën fizike.

Kemi 8 ditë që po përgatitemi dhe çdo ditë është shumë e rëndësishme për stafin dhe ekipin. Po punojmë shumë mirë me të gjithë grupin. Lojtarët janë shumë të karikuar, sidomos për pjesëmarrjen në këtë Europian. Jemi duke u stërvitur në një kamp stërvitor shumë të mirë, të qetë, me kushte fantastike. Nesër do të vendoset për listën përfundimtare, për 26 lojtarët. Kemi edhe një ditë kohë për të parë, për të analizuar dhe vendosur. Nëse do ketë ndonjë dëmtim, UEFA të lejon që të bëjmë edhe një ndryshim të fundit në listë. Urojmë që kjo të mos ndodhë. Është e rëndësishme që lojtarët të përgatiten mirë dhe të punojmë mirë siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Për Asanin nesër është një mundësi e mirë për të marrë minuta. Është një lojtar që prej 4-5 muajsh nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me klubin, por është stërvitur rregullisht. E kemi mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë kësaj periudhë dhe ka punuar shumë mirë, është në gjendje shumë të mirë. Në raste të tilla, si me Lihtenshtejnin, kur ti e shikon një lojtar pas 70 minutash që e ndjen pak lodhjen, është mirë që të ndërhysh. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion, që mund ta bëjnë shumë mirë atë rol. Asani do të mund të luajë edhe nesër, të shohim sa do të luajë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy