
Gjatë kohëve të fundit Jules Kounde është paraqitur denjësisht në prapavijën e Barcelonës.
Francezi sigurisht konsiderohet një ndër më të rëndësishmit në skemat e Hansi Flickut, trainer i cili po shkëlqen në stolin e ‘’ Blaugranëve ‘’.
Mirëpo, një pretendent i hershëm si Chelsea gjithmonë e ka patur në listë ishi-n e Sevillas, për të cilin do të insistojë edhe në merkatot e ardhshme.
Flitet se për 25 vjeçarin pronari Todd Boehly mund të ofrojë deri në 65 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, krejtësisht e justifikueshme nga rendimenti i tij në sezonin aktual.
Jules Kounde shquhet për adaptimin në disa pozicione të mbrojtjes dhe gjithashtu për shpejtësinë, e cila i jep mundësinë të jetë efikas si në kundrasulme ashtu edhe në prapavijë.
S’do të jetë aspak e lehtë për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ që ta arrijnë objektivin sepse një largim nga ‘’ Camp Nou ‘’ do t’ia prishte skemat trainerin gjerman dhe sigurisht do të krijonte pikpyetje për vazhdimësinë e spanjollëve.
Por, s’duhet harruar se Premier League dhe sidomos një ekip i elitës është një tundim për çdo lojtar dhe merkatoja e dimrit do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Jules Koundes.
Janë bërë tre sezone tek ish fituesit e La Ligas, të shoqëruara me një nivel për tu patur zili dhe jo më kot ky lojtar pretendohet nga një ekip i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit.



