
Mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj, ka ndryshuar skuadër.
27-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e Serisë C, por sezoni i ri do e gjejë me një tjetër ekip.
Ndoji u prezantua te skuadra e Latina-s, pasi mbylli aventurën e tij te Catania.
Shqiptari e njeh mirë kampionatin italian, pasi aty në të kaluarën ka luajtur me Padovën, Romën, Brescian, Cosenzan dhe së fundmi Catanian.
Në rang kombëtaresh, Ndoj numëron edhe 6 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe një gol.



