‘Cittaceleste.it’ dhe ‘Corrriere della Sport’ kanë shkruar sot se çështja e Thomas Strakoshës është më shumë se një dëmtim.
Portieri i kombëtares shqiptare nuk u grumbulluar për ndeshjen e ditës së dielë kundër Parma-s pavarësisht se pak ditë më parë ishte titullar me Fiorentinën. Sipas këtyre burimeve arsyeja është një debat që ai ka patur me trajnerin Simone Inzaghi pas ndeshjes me Fiorentinën.
Strakosha nuk është aktivizuar për një kohë të gjatë dhe kjo duket se ka qenë arsyeja që ka debatuar me trajnerin. 25-vjeçarit nuk i kanë pëlqyer as fjalët që Inzaghi ka deklaruar në konferencat e fundit sa herë që flitet për të.
Në komunikimin e bërë nga Lazio një ditë më parë thuhej se Strakosha është dëmtuar, por tani burimet e lartpërmendura thonë se Strakosha ka përfunduar në merkato dhe mund të largohet në janar.



