
Goli ndaj Genoa-s, do të mbetet gjatë në memorien e mesfushorit Kristjan Asllani. Për shqiptarin, ai ishte goli i parë me fanellën e Interit, aty ku luan prej dy sezonesh.
Pikërisht ky gol, është zgjedhur edhe si më i bukuri nga tifozët e Interit, për muajin mars.
Në një sondazh të klubi zikatër, goli i Asllanit, ka marrë më shumë vota nga ndjekësit, duke u zgjedhur si më i bukuri i muajit të kaluar.
Një stimul më shumë për 22-vjeçarit, për të punuar më shumë dhe për të shpresuar që të ketë minuta në dispozicion, për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.



