
Si në çdo merkato tjetër edhe në aktualen Nico Williams do të vijojë të jetë një ndër protagonistët.
Sulmuesi ka treguar tek Athletic Bilbao por edhe ‘’ La Furia Roja ‘’ se e meriton kalimin tek një ekip elite.
Në fakt ofensiva për shërbimet e 24 vjeçarit ka nisur me kohë dhe këtë herë janë Arsenali dhe Liverpooli të cilët do të masin forcat.
Klauzola për prishjen e kontratës me vaskët i arrin 90 milionë eurot e cila ka patur rritje të theksuar në çdo sezon.
Por ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ Të Kuqtë ‘’ besohet se s’do ta kenë problem sepse shquhen për aspektin ekonomik.
Megjithatë, do të jetë paksa e ndërlikuar sepse Nico Williams ka rinovuar së fundmi kontratën me Athletic Bilbaon deri në 2035-sën.
Drejtori teknik i londinezëve Andrea Berta po negocion për arritjen e marrëveshjes pasi Mikel Arteta e kërkon medoemos në ‘’ Emirates ‘’.
Vlen të shtohet se vaskët tashmë janë në pritje të reagimeve, pa harruar se bëhet fjalë për një ndër më të mirët në 11-shen e trainerit Edin Terzic.
Kampionati anglez mbetet ideali për çdo lojtar, si në nivel ekipesh ashtu edhe në aspektin ekonomik por gjithsesi Athletic Bilbao është ekipi i zemrës se fituesit në fuqi të Europianit dhe Botërorit nën drejtimin e Luis de la Fuentes .



