
Sezoni i mrekullueshëm që po zhvillon Girona po nxjerr në pah cilësitë e disa komponentëve.
‘’ Los Rojiblancos ‘’ arritën të tejkalojnë çdo parashikim dhe momentalisht renditen të dytët në tabelë me pikë të barabarta me Real Madridin.
Traineri Miguel Angel Sanchez Munoz ka formuar një skuadër shumë kompetitive, tek e cila vijon të impresionojë Alex Garcia, David Lopez dhe Arnau Martinez, për të cilët është interesuar Atletico Madridi. Objektivi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ është rikthimi tek suksesi, por fillimisht Diego Simeone pretendon transferimin e lojtarëve cilësorë për ti bërë ballë kompeticioneve të rëndësishme në të cilat skuadra e tij është pjesëmarrëse.
‘’ El Cholo ‘’ prej shumë vitesh e drejton Atletico Madridin, trainer që e ka shëndërruar në një ndër ekipet më të vështirë për çdo rival, nën drejtimin e të cilit ka fituar dy La Liga, një Superkupë Spanje, një Kupë Mbreti, dy Europa League dhe dy Superkupa Europe.



