Juventusi këmbngul për Aouar

Juventusi këmbngul për Aouar

Pas fitimit të titullit të 19- të të Interit në Scudetto  Juventusi nuk ka humbur shumë kohë dhe i është rikthyer një piste interesante. Bardhezinjtë  mbajnë gjallë shpresat për  mesfushorin e Lyonit Houssem Aouar  të cilin e ndjekin prej kohësh . Me shumë gjasa revolcioni që do të bëjë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ në verë do ti tejkalojë kufinjtë e imagjinatës sepse  humbja e kampionatit ka shkaktuar shumë pakënaqësi në kampin torinez. 

  E vetmja rrugë për të shpëtuar një disfatë pothuajse historike është fitimi i kupës së Italisë që do ti vërë përballë Atalantës së Gian Piero Gasperinit  në 19 maj dhe konsolidimi i vendit të 3- të në renditje që do ti dërgojë automatikisht në Uefa Champions League . Një pjesë e këtyre dështimeve i kalon Andrea Pirlos i cili nuk ka ditur të gjejë skemat e duhura në funksion të sukseseve  . Gjithsesi Juventusi nuk i ka humb shpresat dhe opsioni Aouar  është me të vërtetë për tu konsideruar sepse po shkëlqen tek Lyoni .

22 vjeçari francez  ka spikuar në çdo ndeshje në një ligë me një koefiçent të konsiderueshëm vështirësie siç është ajo e Francës dhe gjatë kohës është mbajtur nën vëzhgim edhe nga traineri i Real Madridit Zinedine Zidane  . Kjo panoramë e detyron Juventusin të shtrëngojë rripin sepse një veprim i gabuar  gjatë verës në lidhje me këtë çështje do të konsiderohej një vetvrasje për ta .

Duhet kujtuar se shpresat e tyre nuk janë sfumuar për asnjë moment pavarësisht hyrjes në lojë të ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe nëse operacioni për Houssem Aouar do të ketë fund të lumtur , do të ishte lëvizja më e rëndësishme e Juventusit në merkato .  Nxënësi i Rudi Garcias vijon të shfaqë një nivel mbresëlënës të cilin e ka  kanalizuar në  30 ndeshje , 6 gola dhe  4 asiste .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy