Partizani skuq kryeqytetin, "Demat e Kuq" mposhtin Tiranën (VIDEO)

Partizani skuq kryeqytetin, "Demat e Kuq" mposhtin Tiranën (VIDEO)

Rubin Hebaj vesh me të kuqe kryeqytetin. Partizani ka triumfuar me përmbysje 2-1 në derbin e kryeqytetit numër 151 ndaj Tiranës. Sulmuesi shkodran ishte autori i një përmbysje të paharrueshme ndaj Tiranës, duke shënuar një dopietë në fitoren 2-1 që Partizani arriti ndaj bardhebluve.

Në "Selman Stërmasi" u luajt një takim mjaft i luftuar me dy skuadrat që ishin futur në fushën e lojës me synimin e njëjtë, fitoren. 

Me pjesën e parë që dhuroi vetëm disa raste sporadike, fraksioni i dytë ishte i gjithi për tu shijuar.

Vetëm 6 minuta nga rikthimi në fushë i skuadrave, Grent Halili zhbllokoi shifrat. 

Talenti 20 vjeçar mori një top korrombolesk shumë pranë zonës së vogël dhe me një gjysëm-parabël mposhti Hoxhën. 

Kaq u desh që "demat" të tërboheshin.

Skënder Gega nisi të lëviz kartat, duke hedhur në sulm dyshen shkodrane Hebaj-Çinari. 

Binom që funksionoi, me Çinarin që mjaftoi për të dhënë shkëndija, ndërsa Hebaj për të goditur kundërshtarët.

Skuadra e Gegës arriti të godiste 2 herë traversën me Asanin dhe Hilën, teksa nuk munguan rastet e diskutuara.

Derbi duket se është kthyer në një makth për bardheblutë që nuk fitojnë prej vitit 2014. 

Partizani me këtë fitore renditet në krye të Superligës me 34 pikë, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 11 pikëve.  

86' Hebaj tund rrjetën, Partizani kalon ne avantazh 

 

 

67' Hebaj tund rrjetën, Partizani barazon shifrat

 

 

51' Zhbllokohet derbi, Halili kalon në avantazh Tiranën

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy