Shehi: Euforia pas derbit na dëmton, Vllaznia ka pasur më shumë kohë për përgatitje

Shehi: Euforia pas derbit na dëmton, Vllaznia ka pasur më shumë kohë për përgatitje

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, duke folur për sfidën e nesërme ndaj Vllaznisë, u shpreh se skuadra e tij ka pasur pak ditë në dispozicion për të përgatitur këtë sfidë. Më tej ai tha se gëzimi pas një fitore në derbi është iu madh, pro shtoi se euforia pas kësaj e dëmton ekipin.

Shehi foli edhe për mungesën e Najdovskit, duke thënë se lojtarët që do të zbresin në fushë, do të bëjnë që skuadra të mos ndihet e varur nga asnjë lojtar që mungon.

“Është klasikja e futbollit shqiptar, jemi rivalë me njëra-tjetrën për fitore. Najdovski është pjesë e rëndësishme, do jemi pa të. Kampionati i tillë është. Gjithë djemtë që janë në fushë do bëjnë që mos varemi nga një individ.

Gëzimi pas derbit është i pranishëm por euforia na dëmton. Kemi pasur pak ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen. Kundërshtari ka një ditë më shumë në përgatitje, mos harrojmë që jemi në fillim të kampionatit.

Është përballje e fortë, për vetë faktin se Vllaznia ka një ekip të mirë, e kanë mbyllur sezonin vjet me pikë të barabarta me kampionët e Teutës.

Edhe para derbit kishim statistika jo të mira, në futboll ka të tashme. Të bëjmë mirë detyrat për të dalë nga ndeshja të buzëqeshur.

Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm, jemi ekip i ri që u formuam këtë vit. Është shumë shpejt për të thënë se do jemi lokomotiva e kampionatit. Shumicën e gjërave duhet t’i bëjmë si në derbi. Nuk jemi perfektë, nga unë i pari si përgatis ndeshjen. Duhet të kemi atë motivim dhe përqendrim si ndaj Partizanit.

Në këtë kampionat, si rrallëherë nisen shtatë rivalë. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja nesër, për të tjerat ka kohë”, u shpreh Orges Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy