Joao Cancelo pritet të transferohet te Barcelona. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn.
Cancelo do të huazohet te Barcelona me të drejtë blerje, por me një kusht, duhet të luajë 70% të ndeshjeve sezonale.
Mbrojtësi i kombëtares portugeze, nuk ndihej më i lumtur në Mançester dhe tashmë përgatit rikthimin në La Liga, ku më përpara ka luajtur për Valencian. Lojtari e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Bayerni në Bundesliga.



