Ngjarjet në futbollin shqiptar, Disiplina zbulon vendimet e marra

Ngjarjet në futbollin shqiptar, Disiplina zbulon vendimet e marra

Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar këtë të hënë, vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.

Bie në sy dënimi i kapitenit të Kastriotit, Abaz Karakaçi, i cili është pezulluar me dy ndeshje.

Trajneri i Burrelit, Dorjan Bubeqi, është pezulluar me dy ndeshje, për protesta ndaj arbitrave.

VENDIMET:

1. Lojtari i KS Kastrioti, Abaz Karakaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF Burreli, Dorjan Bubeqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF Sopoti, Erando Seferi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF Sopoti, Endri Goçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8. Lojtari i KF Naftëtari, Andreiono Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i Valbona FK, Xhynejt Cutra, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i Valbona FK, Gazmend Fuçia, për protestë ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bashkim të nenit 32 dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

12. Zyrtari i KF Devolli, Armir Lukna, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i FK Memaliaj, Djonis Ajdini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. FK Memaliaj, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy