Mërgim Vojvoda ka rinovuar kontratën me Torinon në Itali.
Mbrojtësi i Kosovës dhe klubi italian, kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.
Pjesë e Torinos nga viti 2020, Vojdova është përshtatur mirë në Serie A dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën.
Pozicioni natyral i lojtarit është mbrojtës i djathtë, por këtë periudhë te Torino është aktivizuar edhe në të majtë të mbrojtjes, ku ka bërë mirë gjithashtu.



