Napoli, interesohet për McTominay

Napoli, interesohet për McTominay

 Gjatë kësaj periudhe e ardhmja e shumë lojtarëve ka ndryshuar, në kontinentin e vjetër dhe jashtë tij.

Uria për sukses e ekipeve, sidomos atyre që kanë mbetur në prapavijë në krahasim me të kaluarën është shumë e madhe dhe ky fakt i impulson drejtuesit respektivë të japin maksimumin për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin vijues.

Napoli i Antonio Contes do të jetë një kandidat potencial për të ndryshuar historinë në Serinë A, duke qenë se ky trainer e ka treguar në të kaluarën se çfarë është i aftë të bëjë, me Juventusin dhe Interin.

Scott McTominay është përfshirë në listën e tij, i cili ka shumë përgjegjësi mbi supe.

Skocezi zhvilloi 43 sfida, të shoqëruara me 10 gola në sezonin e shkuar tek Manchester United, skuadër me të cilën zhvilloi tetë sezone.

Megjithatë, edhe të tjerë ekipe i kanë trokitur në derë, ndër to edhe Galatasaray.

Kapaciteti në aspektin fizik, ana teknike dhe rikuperimi i topave janë ndër karakteristikat e 27 vjeçarit, i cili ka një mundësi shumë të mirë për të përfaqësuar një ekip shumë cilësor, kryesisht në Itali. Por do të varet nga oferta e Aurelio Di Laurentis për mesfushorin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’, shumë i rëndësishëm edhe tek Skocia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy