Griezmann, objektiv i Los Angelesit

Griezmann, objektiv i Los Angelesit

Kjo verë mund të jetë përfundimi i etapës së Antoine Griezmannit me Atletico Madridin.

Në Major League Soccer Los Angeles ka shfaqur interes për sulmuesin, i cili mund ti bashkohet figurave si Lionel Messi apo Luis Suarez, ndër të tjerë.

Lajmi është bërë publik nga prestigjozja franceze L’ Equipe, i cili nëse do të vendosë të fillojë një aventurë në Amerikë, do ti bashkohej bashkpatriotëve Hugo Lloris dhe Olivier Giroud.

33 vjeçari ka edhe një vit kontratë me ‘’ Los Colchoneros ‘’ por për drejtuesit e Los Angelesit do të jetë shumë e vështirë të paguajnë shifrën e 10 milionë eurove, e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjatë javëve të fundit ka patur bisedime fluide në lidhje me arritjen e marrëveshjes dhe duhet theksuar se drejtuesit e kësaj skuadre janë të gatshëm ta shëndërrojnë ishi-n e Real Sociedadit si të dytin më të paguarin e këtij kampionati pas asit argjentinas.

Tashmë i mbetet Antoine Griezmannit të vendosë për të ardhmen, për të cilin do të insistojnë deri në fund të kësaj merkatoje për ta larguar nga kontinenti i vjetër.

Nxënësi i Diego Simeones e finalizoi sezonin me arritjen e statistikave shumë premtuese, konkretisht 24 gola dhe 8 asiste në 48 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy