
Konyaspor vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk, aty ku protagonistë absolutë në dy javët e para janë shqiptarët.
Pasi i dha fitoren skuadrës së tij një javë më parë, Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Kavajasi shënoi në fundin e takimit ndaj Basaksehir për t’i dhënë përsëri Konyasporit.
Fillimisht ishte Endri Çekiçi, i cili në minutën e 51, shënoi një supergol, duke barazuar shifrat në 1-1, pasi Basaksehir kishte kaluar e para në avantazh.
Për të përmbysur rezultatin mendoi Cikalleshi, i cili pas një asisti perfekt të marrë nga Bytyqi, gjuajti bukur me kokë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës në minutën e 87-të.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Konyaspor mori kështu fitoren e dytë radhazi në 2 javë kampionat në Turqi.



