Duke filluar nga ora 16:45, do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos. Kjo e sotmja mund të quhet edhe si një “finale mbijetese”, për shkak se të dyja ekipet mbajnë dy vendet e fundit në renditje.
Në Korçë pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me ngulm të marrin fitoren.
Pak minuta para fillimit të takimit, të dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë. Si Memelli ashtu edhe Devolli nuk i kanë kursyer më trë mirët.
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Rexhepi, Frashëri, Vitija, Shehi, Dëumfour, Sadriu, Jan Viktor, Mara, Vrapi, Berisha, Mensah.
DINAMO: Simoni, Prodani, Sofranac, Samake, Siljanovski, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Mihana, Chinedu, Denisson.



