Barcelona, interes për Wirtz

Barcelona, interes për Wirtz

 Prej kohësh tashmë mesfushori Florian Wirtz është shëndërruar në një ndër lojtarët më të pretenduar gjatë merkatove.

Gjermani vijon të shkëlqejë tek Bayer Leverkuseni , fakt që ka tërhequr vëmëndjen e Bayern Munchen,Real Madridit dhe Juventusit.

Por, sipas të famshmes ‘ As ‘ edhe Barcelona ka hyrë në garë për 19 vjeçarin, i cili ka rikuperuar ndjeshëm nga terreni i humbur në të kaluarën dhe tanimë konsiderohet një referencë tek  ‘’ Aspirinat ‘’.

Mateu Alemany bashkë me Jordi Cruyff po bëjnë maksimumin dhe merkatoja e verës do të jetë një shans që s’duhet humbur për të lënë ‘’ BayArenan ‘’ dhe në lidhje me pretendimin e ‘’ Blaugranëve ‘’ , traineri Xavi Hernandez e ka dhënë ‘ Ok ‘ për transferimin e talentit gjerman në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’.

Por s’duhet harruar se kuq e blutë vijojnë të kenë probleme të theksuara në aspektin ekonomik dhe nga ky fakt mund të përfitojnë bavarezët , ‘’ Galaktikët ‘’ ose italianët për arritjen e akordit me një ndër mesfushorët më të mirë të Bundesligës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy