Publikohen pamjet, ish-futbollisti vret një person dhe plagos katër të tjerë (VIDEO)

Publikohen pamjet, ish-futbollisti vret një person dhe plagos katër të tjerë (VIDEO)

Ish-futbollisti i njohur turk, Sezer Ozturk, është përfshirë në një konflitk të dielën e 19 shtatorit, ku vrau një person si dhe plagosi katër të tjerë.

Sipas dëshmitarëve për mediat turke thuhet se gjithçka ndodhi për rrugën që ishte bllokuar nga disa persona. Pas debatit me ta, situata agravoi dhe ish-futbolliti Ozturk nxori armën duke qëlluar mbi personat që ishin në rrugë.

Nga kjo, mbeti i vrarë një person 24-vjeçar, si dhe u plagosën katër të tjerë. Në mediat turke kanë nisur të qarkullojnë pamjet e momentit kur Ozturk qëllon personat që kishin bllokuar rrugën.

Menjëherë pas kësaj, Ozturk është larguar dhe policia është në kërkim të tij, për ta arrestuar.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, 35-vjeçari ka luajtur me skuadra të njohura si Bayer Leverkusen dhe Nurenberg në Gjermani, por edhe me Fenerbahce dhe Besiktas në Turqi, ndërsa u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy