
Duke patur parasysh që objektivi për Dusan Vlahovic mbetet i vështirë për tu realizuar sepse do të vijojë në ‘’ Artemio Franchi ‘’ të paktën deri në fundin e sezonit , Arsenali kërkon ti vërë në dispozicion të gjitha armët për të dalë i fituar në lidhje me fuqizimin e ofensivës.
Kjo kundrakohë e ka vënë në siklet të madh Mikel Artetan i cili ka vendosur të mos e kthejë kokën mbrapa dhe është vënë në ndjekje të Alexander Isak .
Golashënuesi i Real Sociedadit mbetet një alternativë shumë potente për të zëvëndësuar Aubameyangun i cili i ka ditët e numëruara në ‘’ Emirates Stadium ‘’ dhe një lojtar i kalibrit të tillë meriton të zëvëndësohet nga një tjetër me të tilla parametra .
Nuk duhet harruar se ‘’ Topchinjtë ‘’ janë në proçes rindërtimi gjatë të cilit pretendohet rikthimi në Champions League, aty ku do ti duhet të shtrëngojnë rripat sepse gabimet janë të pafalshme .
Sipas ‘ The Athletic ‘ , ky është një moment të cilin kryeqytetasit duhet ta shfrytëzojnë në maksimum sepse prej disa sezonesh suedezi shquhet si një ndër më të mirët tek ‘’ Los Txuriurdines ‘’ dhe një kandidat potencial në merkato .
2 javët e mbetura konsiderohen një finale për çdo ekip të elitës për të akorduar me elementët që i nevojiten dhe në rastin konkret spanjollët shpresojnë për qëndrimin e Alexander Isak në ‘’ Reale Arena ‘’.
‘’ The Gunners ‘’ mbeten një ekip shumë simpaktik dhe i vlerësuar në Angli dhe Europë por problematikat e sezoneve të fundit i kanë impulsuar për të firmosur me referentë të rëndësishëm në ekipet surprizë dhe sulmuesi nga Solna s’mund ti mungonte kësaj liste .
8 gola në 24 ndeshje janë shoqëruar me një rendiment që i ka lumturuar të gjithë komponentët e bardhebluve, në veçanti trainerin Imanol Alguacil i cili po punon i qetë pasi drejton një skuadër shumë simpatike e cila i krijon probleme çdo kundërshtari .



