Ndarja nga jeta e ish-arbitrit shqiptar, Duka me mesazh ngushëllimi

Ndarja nga jeta e ish-arbitrit shqiptar, Duka me mesazh ngushëllimi

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare ish-arbitri shqiptar, Shefqet Caslli. Ai gjykoi mbi 500 ndeshje në karrierën e tij, duke qenë kështu një nga personalitetet e shquara të futbollit shqiptar.

Caslli vendosi drejtësi nga 1960 deri në vitin 1985. Për këtë ndarje nga jeta të ish-arbitrit, ka shprehur ngushëllimet e tij edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit në mesazhin e publikuar, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit, shkruan se ndarja e tij nga jeta i ka trishtuar të gjithë.

“Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar, Shefqet Caslli na ka trishtuar të gjithëve. Caslli ka hyrë në histori si një nga personalitetet më të spikatura në fushat e blerta, duke gjykuar mbi 500 ndeshje zyrtare gjatë karrierës së tij 25-vjeçare në vitet 1960-1985.

Falë performancës së tij të spikatur do të fitonte edhe stemën e FIFA-s, ndërkohë që përveç arbitrimit ai ishte i njohur edhe për pjesëmarrjen në sportin e boksit, peshëngritjes dhe mundjes me klubin sportiv Tirana, duke fituar tituj e vendosur rekorde.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Caslli dhe të afërmve të tyre për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Do të na mungojë të gjithëve! I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, shkruan Duka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy