Shtatë gola të shënuar, Dortmund rikthehet te fitorja në kampionat

Shtatë gola të shënuar, Dortmund rikthehet te fitorja në kampionat

Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti me shifrat 4-3 Augsburgun.

Në “Signal Iduna Park”, u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare dhe e luftuar deri në sekondat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2, ndërsa spektakli nuk mungoi edhe në pjesën e dytë.

Bynoe-Gittens i dha avantazhin 3-2 Dortmundit në minutën e 75-të, por dy minuta më vone Colina barazoi shifrat.

Edhe ky barazim zgjati pak, pasi në minutën e 78-të, Reyna vulosi shifrat për 4-3. Me këtë fitore, verdhezinjtë ngjiten në vendin  e 6-të me 28 pikë, ndërsa Augsburg mban vendin e 15-të me 15 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy