Juventus  deklaron  ofertën për Vlahovic

Juventus deklaron ofertën për Vlahovic

Eshtë e qartë se diçka nuk funksionon në sulmin e Juventusit dhe për këtë arsye drejtuesit e bardhezinjve po mendojnë disa ndryshime që do ti rikthejnë këtij reparti produktivitetin e mëparshëm .

Massimiliano Allegri si një trainer shumë i kujdesshëm dhe inteligjent po vlerëson  evolucionin e Dusan Vlahovic . Serbi ka treguar shumë karakter në ofensivën e Fiorentinës  dhe po shijon një eksperiencë të shkëlqyer në ‘’ Artemio Franchi ‘’.

Bardhezinjtë duan transferimin e 21 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe do të shfrytëzojnë çdo metodë për ta afruar në merkaton e janarit .

Ish kampionët e Scudettos i mbeten stoik objektivave të tyre që kanë të bëjnë me  fitimin e kampionatit dhe Champions Leaguen dhe  sipas ‘ Gazzetta dello Sport ‘ do të dërgojnë 70 milionë euro në adresë të skuadrës nga Firence . Një ofertë e tillë mund të shkaktojë një impakt pozitiv për arkat sepse i tejkalon ato të kandidatëve për  yllin e sulmit të ‘’ Vjollcëve ‘’ duke i avantazhuar automatikisht torinezët .

Zërat për largimin nga skuadra e Vincenzo Italianos kanë nisur të përhapen që në merkaton e kaluar por Dusan Vlahovic preferoi të vijojë me progresin tek Fiorentina aty ku gëzonte  vendin e titullarit .

Por me kalimin e kohës ka nxjerrë disa mesime shumë të rëndësishme dhe është vetë ish-i i Partizanit të Beogradit që ka konkluduar se ky është momenti oportun për të ndryshuar  ambjent për faktin se ndihet i përgatitur për një skuadër të madhe .

 Sezoni aktual vijon ta ngrejë në piedestal figurën e Dusan Vlahovic sepse  në 12 takime ka arritur në 10 raste tek goli dhe Fiorentina po shijon një periudhë të pa hasur ndër vite  sepse renditet  në pozicione të favorshme për pjesëmarrjen në Europë sezonin vijues .

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy