
Gjigandi mediatik BBC ka bërë një hap pas duke kërkuar rikthimin në detyrë të gazetarit sportiv Gary Lineker, i cili u pezullua nga puna pas një postimi në rrjetet sociale ku krahasonte gjuhën parlamentare mbi refugjatët, si ajo që përdorej gjatë Gjermanisë naziste.
Drejtori i përgjithshëm, Tim Davie, u ka kërkuar falje teleshikuesve për ndërprerjen e programeve me parapagese teksa hodhi poshtë zërat se ky veprim ka ardhur për shkak të presionit nga qeveria britanike.
‘Kjo ka qenë një kohë e vështirë për BBC dhe suksesi për mua është rikthimi i Gary-t në transmetim dhe së bashku ti japim audiencës atë mbulim sportiv të klasit botëror, të cilin më vjen keq që nuk kemi qenë në gjendje ta ofrojmë.
Pezullimi i Davie të premten shkaktoi një debat të gjerë në lidhje me paanshmërinë e BBC-së dhe politikën e qeverisë për azilin.
Programi i mbrëmjes së të shtunës në BBC pas ndeshjeve të kampionatit, u zëvendësua nga një episod të “blerjes së mobiljeve antike” Bargain Hunt.
Ndërkohë një numër kolegësh të programit të Lineker patën deklaruar se nuk do të punojnë pa të, duke bërë që gjigandi mediatik të kalonte ditë të paprecedenta.
Gazetari sportiv është një figurë e rëndësishme në Britaninë e Madhe pasi ka luajtur me skuadra si Barcelona, Tottenham, Everton si dhe ka qenë golashënuesi më i mirë i Anglisë në kupën e botës së vitit 1986.a



