Ancelotti: Nuk më ka telefonuar askush nga Brazili, dua të respektoj kontratën me Real Madrid

Ancelotti: Nuk më ka telefonuar askush nga Brazili, dua të respektoj kontratën me Real Madrid

Emri i Carlo Ancelottit, është lidhur disa herë me drejtimin e mundshëm të Brazilit, pas largimit të Tite.

Megjithatë për t’i larguar këto zëra, ka menduar vetë Ancelotti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se nuk e ka kontaktuar askush nga Brazili, ndërsa shtoi se është i prirur për të vazhduar kontratën e tij me Real Madrid deri në fund.

Nuk më ka telefonuar askush nga Brazili, por nëse do të kishte interes unë do të ndihesha vërtet i vlerësuar. Megjithatë, pozicioni im është i qartë; nuk do t’i them kurrë drejtuesve të Real Madrid se aventura ime këtu ka përfunduar, jam i prirur të respektoj deri në fund kontratën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy