
Pas problemeve me dëmtimet, Nedim Bajrami u rikthye të jetë vendimtar për Empolin në Serie A, teksa në fitore 3-1 ndaj Udinese, shënoi golin e dytë dhe dha asist te goli i tretë.
Duke parë formën e mirë dhe atë që tregoi një sezon më parë, në gjurmët e Bajramit është vendosur një klub i madh siç është Napoli.
Në Itali bëjnë të ditur se drejtuesit napolitanë e ndjekin me kujdes fantazistin shqiptar dhe në drejtim të Empolit mund të ketë edhe një ofertë ndoshta që në merkaton e janarit.
Të kaltrit do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër këtë fundjavë 22-vjeçarin, pasi të dielën Napoli pret në shtëpi Empolin.



