Mehmeti: Ndaj Vllaznisë nuk do jemi vetëm, gati edhe për penalltitë

Mehmeti: Ndaj Vllaznisë nuk do jemi vetëm, gati edhe për penalltitë

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra do të luajë ditën e nesërme me Vllazninë në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës.

Mehmeti tha se skuadra është stërvitur me entuziazëm në stadiumin e ri, ndërsa shtoi se është kënaqësi të luash në stadiumin e Shkodrës, ku tha se Partizani nuk do të jetë vetëm, pasi do të ketë edhe tifozë.

Skuadra është stërvitur me entuziazëm, plus edhe faktori që jemi stërvitur gjatë kësaj kohe në shtëpinë e Partizanit, që i ka munguar prej shumë viteve. Kjo është meritë e presidentit, sepse është një investim privat dhe kolosal që do t’i shërbejë brezave të Partizanit. Në këtë situatë ta kuptojnë të gjithë se sa të rëndësishme janë rezultatet pozitive në një moment historik për klubin.

Një nga faktorët kryesor që kjo skuadër tregon personalitet është në situatat që ekipi është në disavantazh ose në situata të vështira di të reagojë. Ky është një faktor që skuadra me stafin ka punuar shumë për të treguar personalitetin e duhur dhe të fokusohemi për t’u përmirësuar dhe ta vlerësojmë klubin ku bëjmë pjesë.

Duke pasur parasysh të gjitha faktorët, mendoj se një stadium i tillë është një kënaqësi të luash. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do të ketë dhe tensionin brenda, për sa i përket mënyrës se si do ta perceptojnë lojtarët. Mendoj se miti jashtë fushës ka rënë edhe mendoj që arena e Shkodrës do të jetë një kënaqësi. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta. Do të fitojë më i miri.

Mendoj që do të jetë një histori tjetër, edhe pse kemi barazuar ndeshjen e parë. Është një stadium që të dhuron emocione të veçantë. Mendoj se edhe tifozeria jonë do të jetë në stadium. Nuk do të jemi vetëm

Mehmeti foli edhe për pësimin e golave, ndërsa deklaroi se skuadra e tij është përgatitur edhe për penalltitë.

Kemi pësuar me Laçin, sepse ka qenë më shumë një mungesë përqendrimi. Të marrësh një gol që në fillim të pjesës së dytë ishte një përqendrim i skuadrës. Nga këto gabime që kemi bërë kemi nxjerrë mësime. Te goli me Teutën kemi gabuar te pjesa jonë më e fortë, në vendosje, në momentin final, ku unë nuk e kisha përgatitur ashtu dhe kemi gabuar në goditjet standarde. Jemi përmirësuar sa kemi mundësi sepse dhe lojtarët janë të lodhur në aspektin psiko-fizik.

Do të përgatitemi në çdo detaj. Kemi humbur penallti, por edhe lojtarë të klasit botëror kanë humbur shumë herë. Unë mendoj se penalltia është psikologjike dhe mendoj se këta lojtarë që i kanë humbur mund t’i realizojnë me Shkodrën nëse shkon deri aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy