
Pak e nga pak skuadra e Chelseat po shkon drejt rindërtimit t֝ë ëndërruar dhe shumë shpejt mendohet se do të jetë në pronësi të multimilionerit Todd Boehly.
Largimi i Roman Abramovich për arsye të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrahinës ka shënuar nisjen e një etape të re tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të cilët duan të vijojnë me protagonizmin e tyre pavarësisht se ngjarjet e kohëve të fundit ia kanë dëmtuar disi imazhin .
Kryeqytetasit e kanë pothuajse të siguruar pjesëmarrjen në Uefa Champions League sezonin vijues edhe pse i mbeten gjashtë sfida për të zhvilluar në kampionat dhe një finale e Fa Cup kundër Liverpoolit.
Por fokusi nga merkatoja asnjëherë nuk është anashkaluar nga anglezët të cilët vijojnë ta kenë në mendje Jules Kounden për të cilin Sevilla nuk ka pranuar ti ulë pretendimet dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ andaluzët shpresojnë të përfitojnë sa më shumë në verë sepse normalisht ecuria pozitive me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ka ndikuar në rritjen e kartonit.
Oferta 50 milionë euroshe në merkaton e kaluar u refuzua nga Sevilla sepse drejtuesit e saj janë koshientë se 23 vjeçari është një ndër më të mirët e kësaj skuadre dhe një risi në kontinentin e vjetër dhe Thomas Tuchel konsideron se Jules Kounde mund të ndihmojë prapavijën për të qenë më efektive por duhet patur parasysh se Sevilla me shumë gjasa do të kërkojë një shumë më të majme nga ajo e merkatos së kaluar duke përfituar kështu nga ardhja e pronarëve të rinj.
Chelsea mbetet një ekip shumë kompetitiv dhe të paturit Thomas Tuchelin në stol është një garanci për të ardhmen sepse gjermani e tregoi në të kaluarën të cilit iu desh një kohë shumë e shkurtër për të fituar Champions Leaguen .



