
Në Tiranë, u mbajt Kongresi Zgjedhor për Federatën Botërore të Peshëngritjes, ku president u zgjodh Mohammed Hasan Jalood Alshammari.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se eventi i mbajtur në Shqipëri është më i rëndësishmi. Gjithashtu ai tha se pjesëmarrësit, mbetën të kënaqur nga procesi i zhvilluar.
Më tej Gjoza zbuloi se peshëngritësja, Evagjeli Veli do të marrë 90 milionë lekë, për medaljet në Europian.
Mbaruam një aktivitet shumë të rëndësishme, siç ishte kongresi zgjedhor për Federatën Botërore të Peshëngritjes. Ishte eventi më i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes. Për të marrë këtë eveniment, ishim në garë me disa shtete të mëdha.
U quajt organizim brilant dhe më i miri i zhvilluar deri tani, është ky i Tiranës. U transmetua në shumë vende të botës. Asnjë nga delegatët nuk u vonua për t’u futur në Shqipëri. Kongresi zgjedhor u zhvillua në Pallatin e Kongreseve dhe u habitën. Ishte diçka shumë e mirë.
Me Evangjeli Veli dhe Erkand Qerimaj, në Lojërat Mesdhetare, duhet të jemi në zonën e medaljeve. Briken Calja, do të vazhdojë të jetë në stërvitje në Shqipëri. Objektivi jonë është i përcaktuar, Franca 2024. Duam të marrim medaljen me çdo kusht.
Dua të falënderoj krye4misnirtin Rama, sepse ka bërë një ligj për shpërblimet, të cilin e kanë vetëm 3 vende. Evangjeli Veli, do të marrë 90 milionë lekë, për medaljet në Europian. Para Europianit, të gjithë sportistët u testuan. E kam ëndërr që peshëngritja të sjellë dy medalje në Shqipëri.



