
Ecuria shumë e mirë e Dayot Upamecanos në rradhët e Bayern Munchenit është pasuar me insistimin e drejtuesve për t’ia rinovuar kontratën.
Francezi është shumë i rëndësishëm në ekipin e Vincent Kompany-s, i cili e përfundon kontratën në muajin qershor. Interesi i disa ekipeve me emër i ka përshpejtuar lëvizjet e gjermanëve për ta arritur objektivin, edhe pse s’do të jetë e lehtë.
Për shërbimet e 26 vjeçarit në garë është futur Real Madridi, një ndër ekipet më të suksesshëm në historinë e futbolit.
Në 2021-shin presidenca e ish rekordmenëve të Bundesligës shpenzoi 40 milionë euro dhe me kalimin e kohës Dayot Upamencano u konsolidua si një titullar i padiskutueshëm.
Gjatë pesë sezoneve në ‘’ Allianz Arena ‘’ përfshirë aktualin, ishi i Salzburgut e ka mbrojtur bluzën e bavarezëve në 156 sfida dhe tashmë qëndrimi është praktikisht i garantuar.
Lojtarin nga Evereux e presin sfida tejet interesante me gjigandët e Gjermanisë dhe Europës, tek të cilët gabimet kushtojnë shtrenjtë pasi pretendohet fitimi i çdo titulli në çdo sezon.



