
Debutimi me humbje i Manchester United në Uefa Champions League e ka vënë në qendër të kritikave Ole Gunnar Solskjaer-in që mesa duket rrezikon qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’. Me një grup tepër interesant norvegjezi nuk ka mundur të mposhtë Young Boys edhe pse në letër ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ishin pa dyshim favoritë. Aktualiteti në të cilin ndodhen anglezët i ka shërbyer si leksion drejtuesve të tyre të cilët kanë filluar kërkimin e kandidatëve për tu ulur në stolin e 20 herë kampionëve të Premier Leagues sepse kanë mbetur të pakënaqur me performancën e nordikut.
Sipas ‘ Daily Express ‘ alternativat janë disa dhe flitet për trainerë që kanë lënë gjurmë në të kaluarën si Antonio Conte , Brendan Rodgers dhe Zinedine Zidane .
Një transferim i mundshëm i ‘’ Zizou ‘’ në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do ti krijonte shansin për tu bashkuar me ish nxënësin e tij Raphael Varane . Në të kaluarën qëndërmbrojtësi la gjurmë të mëdha tek ‘’ Galaktikët ‘’ nën drejtimin e ish kampionit të botës por nuk mund të anashkalohet as Antonio Conte i cili do të rikthehej në Premier League pas eksperiencës me Chelsean .
Lajmi është deklaruar nga gazetari Gianluca Di Marzio i cili ka shtuar se mbetet në lojë edhe Arsenali sepse londinezët kanë ardhur në rënie gjatë viteve të fundit dhe i duhet një trainer me emër për ta nxjerrë nga balta . I fundit në listë është ishi i Liverpoolit Brendan Rodgers . Ky opsion do të ketë një koefiçent të konsiderueshëm vështirësie sepse Manchester United do ti duhej të bindë Leicester City-n që mbetet një kundërshtar i fortë për ‘’ The Red Devilsat “.
Edhe pse situata ka ndryshuar paksa për Mancester United në këtë fillim sezoni , disfata me zvicerianët me siguri nuk do të kapërdihet lehtë nga krerët e klubit por ndeshjet vijuese sidomos ajo kundër Villarealit në shtëpi do të jenë një test për të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer për ndryshimin e situatës së komplikuar në të cilën ndodhen .



