
Java e 32-të në Superiore, do të luhet e ndarë në dy ditë.
Dy ndeshjet e para, do të luhen ditën e premte në orën 15:00, ku Erzeni pret Tiranën, ndërsa Skënderbeu përballet me Kukësin në transfertë.
Të shtunën, në të njëjtin orar, Egnatia përballet me Laçin, ndërsa në orën 18:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera.
Spikat derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Ndeshja tjetër, do të jetë ajo mes Teutës dhe Vllaznisë.
JAVA 32
19.04.2024 (E PREMTE)
Ora 15:00 Erzeni-Tirana
Ora 15:00 Kukësi-Skënderbeu
20.04.2024 (E SHTUNË)
Ora 15:00 Laçi-Egnatia
Ora 18:00 Partizani-Dinamo
Ora 18:00 Teuta-Vllaznia



