Barcelona, tjetër opsion për mbrojtjen

Barcelona, tjetër opsion për mbrojtjen

 Koha kalon si pa e kuptuar por në çdo merkato një ndër prioritetet për drejtuesit e Barcelonës vijon të jetë përforcimi i mbrojtjes. 

Ky repart ka rezultuar si shumë difektoz ndër vite natyrisht në krahasim me të tjerët dhe Hansi Flick do të tentojë ti hedhë pas ulje-ngritjet e të kaluarës. 

Natan i Real Betisit i është shtuar listës së gjermanit, i cili gjatë dy sezoneve tregoi se çfarë di të bëjë.

 25 vjeçari e njeh shumë mirë La Ligan, pa diskutim edhe ‘’ Los Cules ‘’ dhe nëse do të jetë i transferuari i rradhës në ‘’ Camp Nou ‘’ pritet që të adaptohet pa shumë probleme. 

Gjatë verës së kaluar andaluzët shpenzuan afro 9 milionë euro për Natan, kartoni i të cilit tashmë i arrin 25 milionë eurot.

 Ishi i Flamengos është i ndërgjegjshëm për faktin e të luajturit tek një ekip i madh, për të cilin presidenti Angel Haro pretendon të arkëtojë rreth 35 milionë euro. 

Ai i ‘’ Blaugranëve ‘’ Joan Laporta e konsideron paksa të ekzagjeruar peticionin e kolegut të tij edhe pse me paraqitjet e bëra Natan e justifkon atë. 

Megjithatë, s’mbaron me kaq sepse pretendentët për nxënësin e Manuel Pellegrinit s’kanë munguar as nga Premier League apo Seria A dhe flitet për Brentford , Leeds , Newcastle, Juventus dhe Roma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy