
Alphonso Davies me kalimin e kohës po siguron pretendentë shumë të njohur.
Drejtuesit e Real Madridit siç dihet kanë filluar përpjekjet për ta transferuar sa më shpejt në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, për të vijuar me përforcimin e ekipit me lojtarët më të spikatur.
Kanadezi e përfundon kontratën me Bayern Muchenin në fundin e sezonit por natyrisht edhe pse bëhet fjalë për Real Madridin, s’do të jetë aspak e lehtë arritja e marrëveshjes.
24 vjeçari spikat sidomos për shpejtësinë, cilësi të cilën pak lojtarë në kohët e sotme e kanë, e cila e avantazhon dukshëm gjatë ndeshjeve dhe i jep epërsi sidomos në duelet një kundra një me rivalët.
Mirëpo traineri Carlo Ancelotti ka shprehur në shumë raste se vijon të besojë tek potenciali i Ferland Mendy por sigurisht nuk ia ka mbyllur derën mbrojtësit të Bayern Munchenit.
Ishi i Vancouver Whitecaps pa dyshim do ti shërbente kampionëve në fuqi të Champions Leagues, një ndër ekipet më të famshëm të historisë së futbollit.
Eshtë sezoni i shtatë në ‘’ Allianz Arena ‘’ për këtë lojtar, i cili deri më tani është aktivizuar në 13 sfida nga Vincent Kompany dhe numëron 2 asiste.



