Milan, gjen mesfushor tek Chelsea

Milan, gjen mesfushor tek Chelsea

Paraqitjet dinjitoze me Chelsean prej tre sezonesh, po i garantojnë pretendentë cilësorë Noni Manduekes.

Mesfushori ka ditur të shkëlqejë me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, skuadër në të cilën presioni është shumë i madh dhe në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje duhet të japësh gjithmonë maksimumin.

23 vjeçarit tashmë i kanë trokitur në derë drejtuesit e Milanit dhe ndërkohë kryeqytetasit nuk e shmangin largimin e mundshëm në fundin e sezonit.

Ishi i Psv Eindhovenit preferohet nga traineri Sergio Conçeicao, një trainer që e ka filluar mirë eksperiencën me ‘’ Djallin ‘’ por në kohët e fundit ka hasur vështirësi.

Referuar Noni Manduekes, duhet theksuar se tek ky lojtar spikasin shpejtësia, mënyra se si e përdor topin dhe aftësia në driblime, e cila shpeshherë e ka avantazhuar Chelsean gjatë sfidave.

Po mendohet edhe huazimi i britanikut, një opsion i cili mund të rezultojë atraktiv dhe do ti jepte kohën e mjaftueshme për tu adaptuar tek ish fituesit e Champions Leagues.

Sigurisht javët vijuese do të jenë përcaktuese për lojtarin e lindur në Barnet, i cili në të kaluarën provoi veten në Eredivisie, tek Psv Eindhoveni.

Në sezonin e tretë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ nxënësi i Enzo Marescas është aktivizuar në 12 sfida dhe ka shënuar 5 gola, statistika të shoqëruara me një lojë shpresëdhënëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy