
E ardhmja e Frenkie de Jong tek Barcelona vijon të jetë në pikpyetje.
Hollandezi e përfundon kontratën ne qershorin e 2026-tës dhe së fundmi nuk ka rënë dakord me drejtuesit në lidhje me rinovimin e saj.
Ky skenar nuk i jep garanci katalanasve pasi presidenti Joan Laporta pretendon qëndrimin e peshave të rënda por kundrejt reduktimit të pagës.
Sigurisht ishi i Ajax Amsterdamit nuk ka rënë dakord me këtë hap dhe ndoshta shumë shpejt do ti japë fund eksperiencës në ‘’ Camp Nou ‘’.

Pretendentët në fakt asnjëherë nuk i kanë munguar 27 vjeçarit, për të cilin vijon të luftojë fort Manchester United dhe Bayern Muncheni.
Sezoni aktual është i gjashti për Frenkie de Jong, i shoqëruar deri më tani me 2 gola dhe 1 asist në 19 sfida me ish fituesit e La Ligas dhe të Champions Leagues.



