
Kombëtarja shqiptare, ka humbur dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kuqezinjtë, kanë zbritur në vendin e 66-të, ndryshe nga renditja e fundit, kur mbanin vendin e 64-t.
Ky ndryshim, vjen pas dy humbjeve në miqësore, ku Shqipëria u mposht nga Kili me rezultatin 0-3 dhe nga Suedia me rezultatin 1-0.
Nuk ndryshon Kosova, që mbetet në vendin e 102-të. Në dy ndeshjet e muajit mars, “Dardanët” fituan ndaj Armenisë, ndërsa u mposhtën nga Hungaria.



